Site icon Telegrafi

SHBA, arrestohet shqiptari për akuza terrorizmi

Shqiptari, Agron Hasbajrami, 27 vjeç, banor i ligjshëm i Bruklinit në Nju Jork, dyshohet t’i ketë dërguar 1.000 $ një individ i cili përfaqësonte një organizatë xhihadiste në Pakistani dhe, në disa biseda të zbardhura, është shprehur edhe plani i tij për të udhëtuar drejt Pakistanit për t’ju bashkuar grupit. Akuza ka zbuluar gjithashtu një shënim të Hasbajramit ku thuhet “ Mos prisni për pushtimin, është koha e martirizimit”

Autoritetet amerikane thanë se Hasbajrami mban dy nënshtetësi, amerikane dhe shqiptare, raportoi Panorama.

Në rast se Hasbajrami shpallet fajtor, mund të dënohet deri në 15 vite burg./Telegrafi/
 

Exit mobile version