Telegrafi

SHBA: Apple, vendin e tretë për kompjuter personal

Në tremujorin e dytë të vitit 2011, Apple ishte rritur për 8.5 për qind, Toshiba për 3.3 për qind, ndërsa Acer  ka rënë për 22.6 për qind, në periudhën e njëjtë të këtij viti.

Megjithatë, pjesa më e madhe e tregut amerikan të kompjuterëve personal, ende dominohet nga Dell (22.6%) dhe HP (26.9%) për qind të tregut.

Në nivelin botëror, sipas IDC dhe Gartner, top 5 prodhuesit kryesor të kompjuterëve personal janë HP, Dell, Lenovo, Acer dhe Asus, ndërsa Apple nuk shihet në këtë radhitje.

Mirëpo vlen të thuhet se rritja globale e këtij segmenti të tregut vit pas viti është vetëm 2.3 për qind, kurse me këtë trend të shpejtë të rritjes, në listat e prodhuesve kryesor në botë do të jetë edhe kompania Apple, e cila njihet për produktet e saj unike, si iPhone, iPad, iPod, iMac etj. / Telegrafi /