Telegrafi

SHBA: Aplikacionet e Google përdoren më së shumti

Android dhe Microsoft e rritën pjesën e tregut me një rritje të lehtë, lehtë krahasuar me tremujorin paraprak që përfundoi në qershor të 2014. BlackBerry ka “komanduar” një pjesë të vogël të tregut, përkatësisht 2.3 për qind dhe Symbian ende është gjallë me 0.2 për qind.

Sa i përket tregut të prodhuesve, Apple mori kryesimin me 41.7 për qind të tregut, ndërsa Android është radhitur si platforma kryesore me pjesën e tregut të ndarë në mes të Samsung, LG, Motorola, dhe HTC.

Ndarja e prodhuesve të telefonave në Android, Samsung është rritur me një përqindje të vogël (29 përqind), dhe LG (6.9 për qind) në krahasim me tremujorin paraprak që ka përfunduar në qershor, ndërsa Motorola (5.4 për qind) dhe HTC (4.4 për qind), pësuan një rënie të vogël prej 0.5 dhe 0.4 pikë përqindjeje përkatësisht.

Në raportin e saj, comScore ka shikuar edhe aplikacionet më të përdorura në telefonin tuaj mobil. Dhe sipas raportit thuhet se Facebook dhe Google janë aplikacionet më të përdorura, të përcjella nga YouTube, Google Play, Google Search, Pandora, Facebook Messenger, Google Maps, dhe Gmail. Apple Maps, është në vendin e 11-të, bashkë me Google+. (Telegrafi)