Site icon Telegrafi

SHBA: Android arrin Apple

Këto të dhëna vërtetojnë edhe më shumë parashikimet e kompanisë për hulumtime të tregjeve Gartner Research se Android do të bëhet sistemi kryesor operativ për telefona të mençur deri më 2014.

Celularët me Android janë shitur më mirë se iPhone për herë të parë në fillim të vitit 2010, e raporti i kompanisë për hulumtime Nielsen më herët ka theksuar se Android ka rritur pjesëmarrjen e vet në treg në mes të janarit dhe nëntorit, pjesëmarrja e Apple ka mbetur e njëjta, gjersa ajo e Blackberryt ka rënë.

Pjesë e përparësisë së Android është se e shfrytëzojnë më shumë prodhues, derisa sistemet e kompanive Apple e RIM i shfrytëzojnë vetëm celularët e tyre.

Në rrjetin e Millennial Media, Android ka rezultate të shkëlqyeshme me reklamim. Kërkesat për reklamim në Android janë rritur për 141 për qind në tremujorin e vitit të kaluar, krahasuar me 12 për qind rritje për Apple dhe 60 për RIM.

Këto statistika kanë të bëjnë vetëm me rrjetin Millenial, e cila është e pranishme në 80 për qind të banorëve amerikanë me celularë. Mashable thekson se në pajtim me trendet nuk do të ishte çudi që edhe rrjetet tjera të japin dhëna të cilat shkojnë në favor të Android. /Telegrafi/

Exit mobile version