Administrata e Presidentit amerikan, Donald Trump e ka akuzuar sot regjimin sirian për të kryerjen e vrasjeve masive të mijëra të burgosurve dhe pastaj trupat e tyre janë djegur në krematoriumet e madhe që gjenden në afërsi të kryeqytetit, Damask.
Departamenti i Shtetit tha se vrasjet më të mëdha janë kryer në burgun ushtarak Saidnajah, e cila ndodhet rreth 45 minuta larg Damaskut, raporton AP.