Telegrafi

ShBA: Akuza të rreme për ndërhyrje në votimin në Kuvendin e Maqedonisë

Irracionale dhe të rreme janë akuzat e Moskës se persona zyrtar nga Ambasada e ShBA-ve kanë marrë pjesë në procesin e votimit në Kuvendin e Maqedonisë, thuhet në kumtesën e Washingtonit pas akuzave të Moskës.

Departamenti Shtetëror e përshëndet vendimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të iniciojë ndryshimet kushtetuese për zbatimin e marrëveshjes së Prespës me Greqinë dhe shton se marrëveshja e Prespës është mundësi historike për promovimin e stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit në rajon, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu MPJ demanton akuzat e Rusisë për votim të pandershëm në Kuvendin e Maqedonisë

“Këto akuza janë absurde. Secili sugjestion se përfaqësues të Ambasadës së ShBA-ve kanë marrë pjesë në procesin e votimit në Kuvend është i pa saktë. ShBA-të e përshëndesin vendimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të iniciojë ndryshimet kushtetuese të nevojshme për zbatimin e marrëveshjes së Prespës me Greqinë. ShBA-të besojnë se marrëveshja e Prespës është mundësi historike për promovimin e stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit në rajon”, thuhet në reagim./Telegrafi/