Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta aktivizojnë një sistem tokësor raketor në stacionin në Rumani, që sipas BBC-së do të kontribuojë në rritjen e mburojës kontraverse në Evropë.
Zyrtarë të lartë të NATO-s do të priten në Deveselu të Rumanisë, ku edhe do të organizohet një ceremoni me rastin e aktivizimit të kësaj mburoje.
SHBA-ja ka thënë se sistemi “Aegis” është një mburojë që ta mbrojë NAT0-n nga raketat me rreze të shkurtër dhe të gjatë veprimi, veçanërisht nga Lindja e Mesme, transmeton KosovaPress.
Një gjë të tillë Rusia e sheh si kërcënim të sigurisë, pretendim që është mohuar nga NAT0.
Marrëdhëniet amerikano-ruse janë përkeqësuar që nga aneksimi i gadishullit të Krimesë në Ukrainë nga Moska, në vitin 2014.
Rusia akuzohet nga SHBA-ja për armatosje të separatistëve në Ukrainën lindore dhe për dërgim të rupave të saj atje, pretendim që po ashtu është mohuar nga Kremlini.