Telegrafi

SHBA: Afër marrëveshja për krizën

Ligjvënësit u kanë folur gazetarëve, herët në mëngjes, në Washington pas negociatave që janë zhvilluar gjatë të shtunës mbrëma.

Kryetarja e Kongresit Nency Pelosi dhe sekretari i Thesarit, Henry Paulson, thanë se është arritur "progres i madh" – por ligjvënësit ende po kërkojnë që ta finalizojnë marrëveshjen formale.

Punët mbi legjislacionin e propozuar pritet të vazhdojnë sot. /rel/