Telegrafi

SHBA: 15 milionë të papunë

Sipas raportit, vetëm gjatë muajit të kaluar, 54 000 amerikanë kanë humbur vendin e tyre të punës dhe sasia e papunësisë në Amerikë në 9.6 për qind.

Këto raporte publikohen në kohën kur presidenti amerikan po përpiqet të investojë në krijimin e vendeve të reja të punës. Presidenti amerikan Barak Obama do të bëjë publik planin gjashtë vjeçar për ristrukturimin e infrastrukturës.

Investimi fillestar për këtë plan do të jetë 50 miliardë dollarë dhe do të synojë hapjen e vendeve të reja të punës, njofton Shtëpia e Bardhë. /Telegrafi/