Site icon Telegrafi

SHBA, 1356 të vdekur dhe mbi 46 mijë njerëz të infektuar me COVID-19

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar numër të lartë të të infektuarve me pandeminë globale të quajtur COVID-19.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, SHBA-ja ka 46.436 raste të reja të coronavirusëve dhe 1.356 vdekje, raporton CNN.

Deri më tani të paktën 5,529,824 amerikanë janë infektuar gjersa raportohen 173,177 viktima.

Në total përfshihen raste nga 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA-ve, si dhe raste të riatdhesuara.

Ndryshe, 22.4 milionë banorë janë infektuar me virus në nivel global gjersa kanë vdekur mbi 788 mijë persona. /Telegrafi/

Exit mobile version