Apple deklaroi të hënën se ka përfunduar një marrëveshje për të blerë aplikacionin për njohjen e muzikës Shazam dhe aplikacioni së shpejti do të jetë pa reklama, për të gjithë përdoruesit.
“Apple dhe Shazam kanë një histori të gjatë së bashku,” tha Oliver Schusser, nënkryetar i Apple Music, në një njoftim për shtyp, raporton CNET.
“Shazam ishte një nga aplikacionet e para në dispozicion kur filluam App Store dhe është bërë një aplikacion i preferuar për fansat e muzikës kudo. ”
Gjiganti i telefonave tha në dhjetor se do të blinte kompaninë britanike Shazam për të rritur departamentin muzikor. Apple nuk ka zbuluar detajet financiare, por çmimi i blerjes për kompaninë thuhet se ishte rreth 400 milionë dollarë, përcjell Telegrafi.
Rregullatorët e Bashkimit Evropian filluan një hetim të blerjes në prill lidhur me shqetësimet që martesa Apple-Shazam mund t’i japë Apple Music padrejtësisht favore në biznesin e muzikës. Megjithatë, BE miratoi blerjen më parë këtë muaj. /Telegrafi/