Telegrafi

Shazam vlen 1 miliardë dollarë!

Mirëpo, së fundmi është raportuar se më shumë se 100 milionë njerëz e përdorin aplikacionin e Shazam brenda një muaji – të paktën kështu ka qenë deri në shtator të vitit të kaluar, për dallim nga viti 2013 kur ky aplikacion përdorej nga 70 milionë njerëz.

Së fundmi, Shazam ka ngritur rreth 30 milionë dollarë në fondet investuese, duke llogaritur që për këtë shumë ka dhënë vetëm 3 për qind të biznesit të saj. Dhe kjo na bënë të kuptojmë se vlera tregtare e Shazam është rritur në 1 miliardë dollarë tani. (Telegrafi)