Telegrafi

“Shazam”, filmi argëtues aksion me fëmijën superhero në trupin e një të rrituri

Është publikuar paraqitja e shkurtër e filmit të ardhshëm, “Shazam”, në të cilin protagonisti i ri, Billy Batson që luhet nga Asher Angel, bëhet superhero.

Ngjarja fillon kur Billy fiton befasisht fuqi nga një plak misterioz dhe me ndihmën e miqve të tij nis t’i zbulojë fuqitë që ka. Megjithatë, problemi i vetëm është se duket shumë më i moshuar.

Shazami në fakt i ka fuqitë e Supermenit. Është i fortë dhe fluturon, ndërsa dallimi mes tyre është se merr formën e një të rrituri të fuqishëm, brenda të cilit ndodhet një fëmijë i papjekur.

Edhe pse Shazami është karakter i DC Comics, ai është krijuar në vitin 1939 nga Fawcett, ndërsa në vitin 1972 u bë pjesë e familjes së DC Comics.

Regjinë e filmit “Shazam” e ka bërë David F. Sandberg, kurse skenarin e ka shkruar Henry Gayden.

Superheroin e rritur në këtë film e luan Zachary Levi. Krahas tij, në këtë film luajnë edhe Mark Strong, Ross Butler, Jack Dylan Grazer, Djimon Hounsou dhe shumë të tjerë.

Filmi do të nisë shfaqjen nëpër kinema nga 5 prilli i vitit 2019. /Telegrafi/