Irina Shayk dhe Bradley Cooper i kanë përfunduar pushimet në liqenin Garda në Itali.
Angazhimet e shumta ta modeles dhe aktorit nuk e kanë lejuar çiftin të qëndrojnë më gjatë në Itali, transmeton TCH.
Në ditën e fundit të pushimeve italiane supermodelja si gjithmonë ishte e mrekullueshme dhe tejet seksi.
30-vjeçarja mbante veshur bikini të verdha, ndërsa tregonte trupin e saj tejet të tonifikuar.
Çifti ka kaluar një pjesë të madhe të kohës këtë verë në Evropë dhe po ashtu si në vendet e tjera ku ata pushuan, edhe në Itali duket se kanë kaluar mrekullueshëm.