Shay Mitchell bëri daljen e parë publike të premten pasdite (11 shkurt ) në Los Angeles që kur njoftoi se është shtatzënë.
34-vjeçarja e “Pretty Little Liars” shëtiste rrugëve me një shoqe femër ndërsa shihet e veshur me sytjena sportive të bardhë dhe pantallona të zeza.
Mitchell zbuloi në fillim të kësaj jave se ajo është në pritje të fëmijës së saj të dytë me partnerin Matte Babel.
Ajo shtroi pamjen së saj të lehonisë një xhaketë sportive ngjyrë kafe, teksa kombinoi dukjen me një palë sandale të zeza.
Ajo tentoi të mbuloi fytyrën me syze dielli të errëta me një maskë mbrojtëse të bardhë, shkruan DailyMail.
Në momentin që ajo arriti në automjetin e saj të parkuar, Mitchell i kishte thënë lamtumirën shoqes së saj.
Themeluesja e ‘BEIS’ njoftoi se është shtatzënë me partnerin e saj, Matte në një set mahnitës fotografish të shpërndarë në fillim të javës në Instagram.
Pavarësisht momentit të lumtur në jetën e saj, Mitchell gjithashtu humbi gjyshe e saj dhe vuri në dukje ndjenjat kontradiktore që po përjetonte.
“Të thuash lamtumirë një të dashur ndërsa njëkohësisht përjeton gëzimin e mirëseardhjes së një tjetri në këtë botë është cikli i madh i jetës. Është gjithashtu sezoni im më sfidues deri më sot”, shkroi ajo.
“Nuk mund të mos mendoj se ky ishte plani i universit gjatë gjithë kohës, duke e ditur se do të më duhej një gëzim tjetër i kësaj bote për të zbutur goditjen e humbjes së një prej njerëzve më të rëndësishëm në jetën time. Megjithatë, kjo është dëshmi se dashuria, jeta dhe humbja mund të ekzistojnë thellësisht të gjitha në të njëjtën kohë”, tha tutje aktorja në postim.
Mitchell dhe Babel janë në lidhje që nga viti 2017, ata u bën prindër për herë të parë në tetor të 2019. /Telegrafi/