Telegrafi

Shay Mitchell publikon në YouTube gjithë eksperiencën e lindjes së saj të parë

Aktorja e famshme kanadeze, Shay Mitchell, ka kaluar një ditë të plotë në spital para se të lindte vajzën e saj, njëherësh edhe fëmijën e parë.

Ishte më pak se 24 orë kur ajo dhe i dashuri i saj, Matte Babel, po prisnin fëmijën e tyre të parë dhe kështu aktorja 32-vjeçe, u dha fansave një vështrim nga prapaskenat se çfarë ndodhi në dhomën e lindjes në episodin e fundit të serisë së saj në YouTube që dokumentonte gjithë shtatzëninë e saj.

“Oh zoti im, ujërat e mia kanë plasur”, ka thënë Mitchell në fillim të kësaj video.

Lexo po ashtu Shay Mitchell bëhet nënë për herë të parë

Përderisa aktorja kishte planifikuar që të mos shkonte menjëherë në spital, dhimbja e fortë që ajo filloi të ndiente ia ndryshoi mendjen.

“Herën e fundit që ndjeva dhimbje si kjo nuk ishte një përvojë e mirë”, vazhdon më tej Mitchell, e cila pësoi një abort në vitin 2018, duke përmendur një herë kur ajo shkoi në spital se ndjehej “pak e shqetësuar sepse nuk e ka ndjerë fëmijën të lëvizë kohët e fundit”.

Ndërkohë që, mjeku ishte në gjendje të dëgjonte rrahjet e zemrës së foshnjës, ajo shtoi se nuk ishte e gatshme të hynte në dhomën e lindjes – diçka që Mitchell do të dëgjonte pa pushim gjatë gjithë rrjedhës së videos.

Duke qenë plot 33 orë në lindje, aktorja e fillon videon me ujërat dhe tregon çdo detaj nga lindja e saj deri në momentin kur ngre dolli me familjen.    /Telegrafi/