Aktorja e famshme kanadeze, Shay Mitchell, ka kaluar një ditë të plotë në spital para se të lindte vajzën e saj, njëherësh edhe fëmijën e parë.
Ishte më pak se 24 orë kur ajo dhe i dashuri i saj, Matte Babel, po prisnin fëmijën e tyre të parë dhe kështu aktorja 32-vjeçe, u dha fansave një vështrim nga prapaskenat se çfarë ndodhi në dhomën e lindjes në episodin e fundit të serisë së saj në YouTube që dokumentonte gjithë shtatzëninë e saj.
“Oh zoti im, ujërat e mia kanë plasur”, ka thënë Mitchell në fillim të kësaj video.
Përderisa aktorja kishte planifikuar që të mos shkonte menjëherë në spital, dhimbja e fortë që ajo filloi të ndiente ia ndryshoi mendjen.
“Herën e fundit që ndjeva dhimbje si kjo nuk ishte një përvojë e mirë”, vazhdon më tej Mitchell, e cila pësoi një abort në vitin 2018, duke përmendur një herë kur ajo shkoi në spital se ndjehej “pak e shqetësuar sepse nuk e ka ndjerë fëmijën të lëvizë kohët e fundit”.
Ndërkohë që, mjeku ishte në gjendje të dëgjonte rrahjet e zemrës së foshnjës, ajo shtoi se nuk ishte e gatshme të hynte në dhomën e lindjes – diçka që Mitchell do të dëgjonte pa pushim gjatë gjithë rrjedhës së videos.
Duke qenë plot 33 orë në lindje, aktorja e fillon videon me ujërat dhe tregon çdo detaj nga lindja e saj deri në momentin kur ngre dolli me familjen. /Telegrafi/