Aktorja e “Dollface”, Shay Mirchell dhe partneri i saj Matte Babel mirëpritën fëmijën e tyre të dytë së bashku.
Çifti, i cili është i lidhur që prej vitit 2017, mirëpriti vajzën e tyre të porsalindur dy javë më parë, të cilët gjithashtu janë prindër të vajzës Atlas Noa 2-vjeçare.
Mitchell fillimisht njoftoi se ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë në shkurt me një postim emocionues në Instagram.
Ylli i “You” detajoi përvojën e vështirë të festimit të shtatzënisë së dytë, ndërsa mban zi për humbjen e gjyshes së saj në të njëjtën kohë.
“Të them lamtumirë një të dashur ndërsa njëkohësisht përjeton gëzimin e mirëseardhjes së një tjetri në këtë botë është cikli i madh i jetës. Është gjithashtu sezoni im më sfidues deri më tani”, shkroi aktorja krahas fotove topless që tregonin barkun e saj të rrumbullakosur.
Babel më vonë ndau lajmin e shtatzënisë në Instagramin e tij, thjesht duke postuar një foto të Mitchell-it teksa ajo mbante Atlasin në krahë.
Mitchell më vonë njoftoi vetë lindjen e vajzës së saj në një postim në Instagram të dielën.
“Humbja e personit më të rëndësishëm në jetën time në të njëjtin vit që mirëprita vajzën time të dytë, ka ndryshuar gjithçka për mua, por një gjë mbetet e qëndrueshme në shpirtin tim – jam e sigurt që ata kaluan kohë së bashku dhe kjo më sjell paqe dhe gëzim”, ka shkruar ajo, krahas një fotografie ku shihet duke përqafuar foshnjën e porsalindur.
Ish-ylli i “Pretty Little Liars” më pas zbuloi emrin e fëmijës së saj të dytë në vazhdimin e postimit.
“Ne jemi shumë të lumtur që jeni këtu në Romë, me emrin e mikut tim më të mirë, të shpirtit tim binjak, “personit” tim, gjyshes time Romaine”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/