Telegrafi

Shawn Mendes shëtit në lagjen e tij, pasi tregoi solidaritet me ata që protestuan për George Floyd

Shawn Mendes (Foto nga David Livingston/Getty Images/Guliver)

Shawn Mendes ka treguar solidaritet nda vdekjes brutale të afro-amerikanit George Floyd, gjë e cila po shkaktoi reagime të shumta anembanë botës.

Pas kësaj, këngëtari i njohur është parë gjatë fundjavë duke bërë një shëtitje në lagjen e tij në Florida, shkruan Daily Mail.

Ai ishte duke dëgjuar muzikë, teksa ecte nëpër trotuar i veshur me një veshje komode për atë ditë me diell.

Mendes ka qenë i izoluar me të dashurën dhe yllin e muzikës pop, Camila Cabello në shtëpinë e tij në Coral Gables, Florida.

Disa orë para shëtitjes së tij, ai kishte postuar një deklaratë të gjatë që adresonte vrasjen e pakuptimtë të George Floyd dhe protestat që kanë vazhduar që nga e enjtja. /Telegrafi/