Telegrafi

Shawn Mendes i kthehet vetura luksoze pasi iu vodh nga hajdutët

LOS ANGELES, CALIFORNIA - JULY 05: Shawn Mendes performs in concert in Los Angeles, CA at Staples Center on July 05, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Matt Winkelmeyer/Getty Images)

Shawn Mendes muajin e kaluar i kishin hyrë disa të panjohur në rezidencën e tij.

Raportohej se edhe vetura luksoze e tipi ‘Mercedes G-Wagon’ i ishte zhdukur me disa gjëra të tjera, shkruan Daily Mail.

Ndërkohë, 22-vjeçarit i është kthyer vetura të hënën që lamë pas, pasi u gjet në Beverly Hills.

Vetura u gjet e parkuar në një rrugë banimi, pa shenja të dukshme dëmtimi.

Policia drejtoi targat dhe konfirmoi se ishte automjeti i vjedhur i Shawn.

Deri më tani nuk ka pasur arrestime të bëra që kur hajdutët hynë në rezidencën e tij dhe të dashurës Camila Cabello. /Telegrafi/