Telegrafi

Shawn Mendes insiston se ai dhe Jusin Bieber nuk kanë qenë kurrë armiq

Shawn Mendes dhe Justin Bieber Foto: Daily Mail

Admiruesit e muzikës së Justin Bieber dhe Shawn Mendes kanë mbetur të habitur për shkak të duetit të tyre.

Kjo vjen pasi në rrjet që kohë më parë ishte aluduar se artistët në fjalë nuk flasin mes vete, shkruan Daily Mail.

Shawn në anën tjetër, në një intervistë për GQ Magazine ka folur më shumë rreth marrëdhënies që ka me Justin.

“Justin dhe un nuk kemi qenë armiq. Ne ndoshta nuk kemi qenë miq”, është shprehur ai.

Ai shtoi se bisedat e tyre ishin shumë formale më parë, por jo që mund të kishte inate apo diçka e tillë.

Ndërkaq, projekti i tyre “Monster” u komentua për të mirë, duke admiruar edhe paraqitjen e dyshes në klip. /Telegrafi/