Site icon Telegrafi

Shawn Mendes fotografohet sërish me një femër 27 vjet më të madhe se ai, e cila dyshohet se është e dashura e tij

(Foto: Prime Pix/BackGrid)

Këngëtari kanadez, Shawn Mendes, është fotografuar sërish të martën duke shëtitur në Los Angeles me Jocelyne Miranda, e cila është 27 vjet më e moshuar se ai.

Siç kanë raportuar mediat e huaja, 24-vjeçari ka qenë në një lidhje me kiropraktoren që nga viti i kaluar kur u fotografuan së bashku në një drekë dhe më pas ishin parë duke hyrë në shtëpinë e tij në Hollywood.

Por, kësaj radhe, fotoreporterët i kanë fotografuar teksa po shëtisnin në Runyon Canyon Park. Mendes ishte i zhveshur në pjesën e sipërme duke veshur vetëm pantallona të zeza, çorape të gjata dhe çizme hiking.

(Foto: Prime Pix/BackGrid)

Miranda ishte veshur sportive me të zeza, bluzë të zezë, syze dielli retro dhe një palë atlete të bardha.

Lexo po ashtu Shawn Mendes flet për jetën pas ndarjes nga Camila Cabello: Jam vetëm dhe e urrej këtë

Pas shëtitjes, dyshja u panë duke biseduar në parking, me 51-vjeçaren që kishte veshur një bluzë me shkronja të kuqe ku shkruhej: “I love you baby”.

(Foto: Prime Pix/BackGrid)

Së fundmi, Miranda e shoqëroi Mendesin në festën e çmimeve Grammy, por fansat e tij ishin të bindur në atë kohë se ishte një marrëdhënie krejtësisht profesionale.

Lexo po ashtu Camila Cabello ndez thashethemet për romancë të re me Austin Kevitch - më pak se një vit pas ndarjes nga Shawn Mendes

Lajmi për romancën e re të mundshme të Shawn vjen më shumë se një vit, pasi ai dhe Camila Cabello i dhanë fund lidhjes afro trevjeçare. /Telegrafi/

(Foto: Prime Pix/BackGrid)

 

(Foto: Prime Pix/BackGrid)
Exit mobile version