Telegrafi

Shawn Mendes dhe Camila Cabello shijojnë kohën së bashku në pishinë

Artistët e njohur, Shawn Mendes dhe Camila Cabello, janë duke shijuar në maksimum romancën e tyre.

Mendes gjatë ditës së djeshme (e hënë) zgjodhi që të shpërndajë disa momente me të dashurën për ndjekësit, shkruan Daily Mail.

Pamje të çiftit u publikuan në rrjetin social Instagram, duke marrë kështu komente nga më të ndryshmet.

Që të dy kishin zgjedhur të argëtohen në një pishinë në Miami, ku kishin marrë edhe qenin e tyre.

“Unë i dua qentë”, shkroi Shawn në mbishkrimin për afro 59.5 milion ndjekësit e tij.

Camila gjithashtu u pa duke shkëmbyer puthje me këngëtarin, duke bërë që fansat të mahniten nga marrëdhënia e tyre. /Telegrafi/