Ish-partnerët Shaën Mendes dhe Camila Cabello u panë duke biseduar në “Coachella” të premten, pak më shumë se një vit pas ndarjes së tyre.
Këngëtari i “Stitches”, 24 vjeç dhe ylli i popit “Havanna”, 26 vjeçare, u filmuan duke festuar së bashku në festivalin muzikor në një klip të shpërndarë në Twitter.
Në videon e shkurtër, Cabello i thotë diçka Mendes, i cili po mbante në duar një pije.
Në një tjetër klip, ish-çifti ngritën gotat e tyre plastike teksa festonin me miqtë.
Cabello dhe Mendes filluan lidhjen në korrik 2019 dhe i dhanë fund marrëdhënies së tyre në nëntor 2021.
Ata njoftuan ndarjen e tyre në Instagram në një deklaratë që të dy e postuan në InstaStory.
Pas ndarjes së tyre, Cabello kaloi te CEO i Lox Club, Austin Kevitch.
Ata u kapën nga paparacët për herë të parë në qershor 2022, por lidhja u ndërpre tetë muaj më vonë.
Shawn nga ana tjetër këtë kohë u përfol për një lidhje me 51-vjeçaren, Jocelyne Miranda. /Telegrafi/