Telegrafi

Shawn Mendes dhe Camila Cabello lansojnë këngën “Christmas Song”

Shawn Mendes dhe Camila Cabello Foto: YouTube

Shawn Mendes dhe Camila Cabello janë bërë çifti më i dashur në ‘showbizin’ ndërkombëtarë.

Ata përpos imazheve që sjellin në rrjete sociale, së fundmi kanë zgjedhur të publikojnë edhe një këngë së bashku, shkruan Daily Mail.

“Christmas Song” mban titullin projekti muzikor, e cila është realizuar me një klip mjaft të thjeshtë.

Në pjesën vizuale, dyshja shihen mjaft të lumtur me njëri-tjetrin, teksa edhe shkëmbejnë puthje.

Duket se të njëjtat janë xhiruar nga vet artistët, të cilët munduan të shfaqin momentet më të lumtura ndonjëherë.

Vlen të përmendet se projekti u pëlqye në masë të madhe nga fansat e tyre, duke arritur deri më tani dy milionë klikime në YouTube.