Shawn Mendes njoftoi të mërkurën në mëngjes (27 korrik) se po anulon pjesën tjetër të turneut të tij për të vazhduar pushimin e shëndetit mendor.
“Siç e dini më duhej të shtyja javët e fundit të shfaqjeve pasi nuk isha plotësisht i përgatitur plotësisht”, filloi deklaratën e tij në rrjetet sociale këngëtari i “Treat You Better”.
“E nisa këtë turne i emocionuar që më në fund të kthehesha performancave live pas një pauze të gjatë për shkak të pandemisë, por realiteti është se nuk isha aspak gati për sa i vështirë do të ishte turneu pas kësaj kohe larg”, tha artisti.
Mendes, 23 vjeç, tha se pasi foli me ekipin e tij dhe një “grup të jashtëzakonshëm profesionistësh shëndetësorë”, ata arritën në përfundimin se ai duhet të marrë kohën për t’u rikthyer më i fortë.
Këngëtari i “Lost in Japan”, i cili pranoi se i është zemërthyer nga vendimi, tha se shpreson të rifillojë datat e turneut të tij pas një “kohe shumë të nevojshme pushimi”, por ndërkohë do të vazhdojë të regjistrojë muzikë të re për fansat e tij.
“…Unë premtoj se do të kthehem sapo të kem marrë kohën e duhur për t’u shëruar”, përfundoi ai mesazhin e tij.
Kjo vjen disa javë pasi ai fillimisht njoftoi se po shtynte turneun e tij, të njohur si “Wonder: The World Tour”. Turneu i tij filloi në Portland në qershor dhe ishte planifikuar të vazhdonte deri në gusht 2023.
Mendes gjithashtu aludoi për problemet e tij për shëndetin mendor në prill, kur u tha fansave se e kishte të vështirë të tregonte të vërtetën për veten e tij. /Telergafi/