Pas një starti të fortë të sezonit, Luke Shaw ka rinovuar kontratën me Manchester United.
Mbrojtësi u shpërblye për formën e tij të mirë, duke u konfirmuar si startues nën drejtimin e Mourinhos.
Reprezentuesi 23 vjeçar anglez që mori ftesë në kombëtare pas paraqitjeve të mira, pati ndeshje impresive.
Shaw u shpreh se jo gjithmonë ka qenë në top formë, por se tash pas rinovimit është i gatshëm të shkojë përpara.
🗣️ "I am delighted that we are keeping such a talented young English player with a bright future ahead of him."
Jose 🤝 @LukeShaw23 #MUFC pic.twitter.com/YeZOGhZEvQ
— Manchester United (@ManUtd) October 18, 2018
“Jam shumë krenar dhe shumë i lumtur në të njëjtën kohë. Kanë qenë katër vite të vështira për mua. Ka pasur ngritje dhe rënie”.
“Nga ky moment që kam rinovuar tash e gjitha është që të shkoj përpara dhe të ndihmoj ekipin që të kemi sukses”.
“Nëse shikoni situatën time në vitet e fundit do të kishit menduar se kjo është e pamundur, por punova shumë, kam dashur të jem këtu dhe kam dashur të sigurohem se e ardhmja ime ishte këtu të ndihmoj këtë klub”, u shpreh Shaw. /Telegrafi/