Telegrafi

Shaw: Mourinho me talli pse nuk u bashkova me të te Chelsea

Luke Shaw i Manchester United ka thënë se Jose Mourinho e ka pyetur pse ai nuk iu bashkua te Chelsea.

Ish futbollisti i Southampton, ishte kërkuar nga United dhe Chelsea.

“Bëmë një shaka të vogël për këtë gjë”.

“Ai është një menaxher klasi. Më pyeti pse nuk u bashkova me të te Chelsea. Pse nuk erdhe më tha?”, ka treguar Shaw për Guardian.

“Ndjehesha se kisha më shumë mundësi që të luaja në ekipin e parë këtu. Por tani jam me të dhe jam me të vërtetë i lumtur”, ka deklaruar mbrojtësi anglez. /Telegrafi/