Camila Cabello dhe Shawn Mendes nuk i rezistuan dot njëri-tjetrit, në ditëlindjen e këtij të fundit.
Dyshja dhuruan puthje pasionante për njëri-tjetrin para qindra mysafirëve në festën e ditëlindjes së 21-të të Shawn Mendes, të organizuar në New York.
Camila Cabello, 22 vjeçe dhe Shawn Mendes u panë duke shfaqur një shfaqje mjaft amorike para mysafirëve të enjten, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Pavarësisht se nuk e kishin deklaruar publikisht lidhje, të dy mesa duket po bënin gjithçka zyrtare në momentin kur u puthën.
Videoja e tyre është publikuar dhe ka bërë bujë gjithandej në mediat sociale.
Dyshja po vazhdojnë të shijojnë suksesin e këngës “Senorita”, e cila është pritur shumë mirë nga publiku dhe ka marrë miliona klikime në YouTube. /Telegrafi/