Telegrafi

Shaun Wright-Phillips zyrtarisht pensionohet nga futbolli

Shaun Wright-Phillips (Foto: Peter Lim/Getty Images/Guliver)

Ish-anësori i Manchester Cityt dhe Chelseat, Shaun Wright-Phillips ka konfirmuar pensionimin nga futbolli në moshën 37-vjeçare.

Anësori anglez po ashtu ishte pjesë e skuadrave si, Queens Park Rangers dhe New York Red Bulls, ndërsa së fundmi ka luajtur për Phoenix Rising.

Wright-Phillips ka luajtur 36 herë për kombëtaren e Anglisë, gjersa ka bërë 316 paraqitje në Ligën Premier, duke shënuar 32 gola.

Shaun Wright-Phillips (Foto: Dima Korotayev/Epsilon/Getty Images/Guliver)

Ai e fitoi në vitin 2006 titullin e ligës angleze dhe një vit më vonë arriti ta fitonte FA Cup-në me Chelsean.

Lexo po ashtu Nga Batshuayi te Torres e Deco -15 blerjet më të këqija të bërë nga Chelsea në ‘Epokën Abramovich’ (Foto)

Wright-Phillips ishte djali i legjendës së Arsenalit dhe Anglisë, Ian Wright, derisa djali i tij D’Margio tani është pjesë e skuadrës U-18 të Manchester Cityt.

Anësori anglez më shumë njihet për kohën kur luante te The Blues, pasi aty edhe kishte periudhën më të artë në karrierë. /Telegrafi/