Telegrafi

Shatri: Për gjendjen e rëndë, fajet i ka qeveria e Thaçit

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, ka thënë se viti 2014 mund të konsiderohet si vit i humbur për Kosovën si në aspektin politik, po ashtu edhe në atë ekonomik.

Ai vlerëson se nga momenti kur janë shpallur zgjedhjet e 8 qershorit e deri më tani puna në institucione ka rënë dhe njerëzit kanë filluar të shikojnë se si përfitojnë nga fundi i mandatit.

 

Shatri ka thënë se Kosova gjendet në një situatë të rëndë ekonomike dhe sociale, e për këtë e ka fajësuar qeverinë Thaçi.

 

Në një intervistë për Gazetën “Epoka e Re”, Shatri që është anëtar i kryesisë së AAK-së ka thënë se e drejta për t’i formuar institucionet, i takon partive të bllokut. Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që nëse ndodh kjo, ai të jetë ministër i Financave. /Telegrafi/