Telegrafi

Shatri, ngritje pagash per deputetët e rregullt

Anëtari i komisionit parlamentar për buxhet dhe financa, Haki Shatri ka thënë se për vitin 2010 është zvogëluar buxheti për pagat dhe mëditjet e anëtarëve të Kuvendit për rreth 400 mijë euro, ose për 10 për qind.

Anëtari i këtij komisioni, deputeti i AAK-së, Haki Shatri ka thënë se është zvogëluar buxheti për pagat e anëtarëve të kuvendit nga rreth 3 milionë e 700 mijë euro, sa ka qenë në vitin 2009 në rreth 3 milionë e 300 mijë euro.