Shatri për shumë vite është në rolin e ndihmës-trajnerit të Sigal Prishtinës dhe para pak ditësh ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook se nuk është më pjesë e Prishtinës, por kishte mbetur e paditur se a është larguar vetë apo e kanë larguar.
“Miq të nderuar, dëshiroj të ju informoj dhe sqaroj se unë nuk u largova nga Sigal Prishtina, por më larguan disa persona aty”, ka shkruar Shatri përsëri në llogarinë e tij në Facebook.
Ai shton se është ish-basketbollisti i Mabetex-it e tash avokati, Artan Qerkini, “fajtor” për mbijetesën e tij në Prishtinë që nga vitit 2012.
Ndërsa ky i fundit, i ka komentuar duke i thënë se Sigal Prishtina ka mbijetuar si pasojë e punës dhe angazhimit të Shatrit.