Site icon Telegrafi

Shatë mënyra për të ndjerë kënaqësinë e orgazmës…jo seksuale

girl in bed waking up

Në të vërtetë, ka veprime shumë më të zakonshme që është provuar që prodhojnë të njëjtat ndjesi si orgazma. Ja disa nga ato që do ju lënë krejtësisht pa fjalë:

Meditimi ka të njëjtin efekt në tru

Meditimi dhe orgazma nuk janë shumë larg nga njëri tjetra. Gurutë shpirtërorë thonë që ata i arrijnë të dyja në qetësi dhe që orgazma nuk është një përvojë seksuale, por shpirtërore.

Por edhe kërkimet shkencore tregojnë që të dyja kanë efekt të ngjashëm në trurin tonë, ku gjaku vërshon në koren e tij të djathtë parafrontale. Për më tepër, të dyja veprimet shërbejnë si një ikje e përkohshme nga idetë. Një artikull në Scientific American thotë që meditimi dhe orgazma gjenerojnë lumturi, që ul ndjesinë e vetëdijshmërisë, mpreh shqisat dhe redukton dhembjen.

Ka edhe orgazma nga ushtrimet

Po pra, një motiv më shumë për t’u stërvitur. Kërkimet kanë treguar që 40 për qind e grave kanë raportuar një “coregasm”, një orgazmë e nxitur nga ushtrimet për zonën e barkut dhe vitheve (core workouts) siç janë ushtrimet e tokës për këto pjesë dhe 20 për qind e kishin arritur në joga.

Disa fatlume e kanë ndjerë edhe gjatë ngritjes së peshave, notit dhe çiklizmit, për shkak të rritjes së fluksit të gjakut në vagjinë dhe aktivizimit të muskujve të thellë të pjesës së poshtme të barkut.

Lindja orgazmike mund të rrisë dhembjet e lindjes natyrale

Lindja e fëmijës e stimulon orgazmën shumë rrallë, por mund të ndodhë që dhembjet e padurueshme të lindjes të shoqërohen me kënaqësi. Pas shumë historish të treguara si anekdota, dokumentari i vitit 2009, “Lindja orgazmike: Sekreti më i fshehtë”, bëri që kjo të diskutohej seriozisht.

Thelbi është anatomia. Kur fëmija zbret në kanalin e lindjes, stimulon të njëjtat pika që do të stimuloheshin për orgazmën, ka thënë obstetër-gjinekologia Dr. Christiane Northrup për kanalin amerikan ABC News. Ajo thotë edhe që lindja shoqërohet me një ndryshim të madh hormonal në trup, shumë më tepër prolaktinë, shumë më tepër oksitocinë, betaendrofinë, këto janë molekulat e ekstazës. Një sondazh në Live Science ka treguar që në 3 për qind të lindjeve gratë kanë kaluar orgazmë.

Orgazma gjumi pa qenë nevoja për ëndrra erotike

Ëndrrat eksituese të meshkujve njihen, me aftësinë për t’i bërë të ejakulojnë në gjumë. Edhe gratë kanë të tyret. Një rritje e sasisë së gjakut në vagjinë dhe muskujt e barkut, gjatë fazës së ëndrrave, mund të rezultojë në orgazmë. Kjo, bashkë me gjendjen trurit të shkëputur gjatë gjumit, të ndihmon të kuptosh pse ndodh. Ndryshe nga burrat, femrat nuk kanë nevojë për mendime erotike apo ngacmime fizike që kjo të ndodhë.

Një studim ka vërtetuar që stimulimi gjenital te gratë mund të krijohet nga truri dhe jo nga duart, por prova më e madhe që mbështet këtë tezë është një sondazh, sipas të cilit 37 për qind e grave kanë pasur orgazma në gjumë. Vonë, në një sondazh në Glamour.com 80 për qind e grave thanë që kishin pasur një orgazmë në gjumë.

Truri mund të përjetojë orgazmë duke parë video në You Tube

Siç është thënë, kërkimet kanë treguar që shumica e grave mund të fantazojnë veten në një orgazmë fizike. Lëmë mënjanë fantazitë seksuale, videot qetësuese nëpërmjet prekjes së majave të gishtave mund të çojnë ngacmime kënaqësie në tru. Quhet ASMR, përgjigjja autonome e censorëve meridianë. Videot nuk janë e vetmja mënyrë për të ndjerë kënaqësi.

Atlantic thotë që kur pret flokët, bën një test dëgjimi ose edhe kontrolli për parazitë në kokë i fëmijëve mund të stimulojë ASMR për shkak të vëmendjes së madhe që ka personi në ato çaste. Si orgazma, rrëqethjet më të fuqishme të lëkurës ngjajnë si fishekzjarrë dhe të japin një ndjesi lodhjeje të këndshme më pas, thuhet te The Atlantic.

Teshtimat kanë karakteristika të ngjashme me orgazmën

Teshtima me sa fuqi ke të jep një ndjesi të mrekullueshme. Ajo përfshin një grumbullim dhe një çlirim më pas, ashtu si orgazma, por në këtë rast nuk mund ta masim kënaqësinë.

Përveç se prej mungesës së provave shkencore, as praktikisht nuk mund të dalim në përfundimin që teshtima=orgazmë, por kanë ngjashmëri. Live Science raporton që teshtimat, në mënyrë të ngjashme me orgazmat, mund të çlirojnë endorfinë dhe dihet që si hunda dhe organet gjenitale kanë ind erektil.

Të bësh pazar deri sa të mbajnë këmbët…merr kuptim të ri

Është vërtetuar që të bësh një blerje të zgjuar, atë që të pëlqen ta bësh tënden me pak para, sjell një kënaqësi më të madhe sesa kursimi i parave. Kërkimet, e publikuara edhe nga ne, në universitetin e Michigan-it kanë zbuluar që të gjesh një produkt me okazion kur je duke bërë pazar të sjell të njëjtën kënaqësi si seksi.

Duke përdorur, valët magnetike dhe teknologjinë e vëzhgimit të fytyrës, studiuesit zbuluan një rritje të kënaqësisë kur blerësit bënin pazar të mirë në të njëjtën zonë të trurit që përgjigjet ndaj katalizatorëve të tjerë të kënaqësisë si seksi. /Telegrafi/

Exit mobile version