Son Heung-min mund të largohet nga Tottenham Hotspuri në fund të këtij sezoni.
Agjenti i koreanojugorit ka bërë të dije se klienti i tij ka zgjua interesimin e Napolit dhe janë duke e marrë parasysh ofertën e tyre.
“Asnjëherë nuk kam transferua ndonjë lojtar te Napoli, por do të doja që një të ishte atje shkaku i Diego Maradonas, pasi ishte lojtari im i preferuar”, ka thënë agjenti Thies Bliemeister.
“Son te Napoli? Pse jo, në futboll nuk mund të thoni asnjëherë jo”, ka shtuar më tej ai.
Por, Son nuk do të jetë lojtari i vetëm që pritet të largohet nga Spurs, pasi në listë janë edhe emra si, Christian Eriksen, Toby Alderweireld, Jan Vertonghen, Erik Lamella, Danny Rose dhe Serge Aurier.
Nga Tottenhami do të largohet edhe Mauricio Pochettino që nuk po merr rezultate pozitive dhe mund të shkarkohet në këto ditë.
Shtatë largimet nga skuadra angleze, natyrisht se do të ndikonin në uljen e nivelit të tyre, pasi sezonin e kaluar ishin finalist të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/