Telegrafi

Shasha: Zhurma e paarsyeshme mbi raportin e PE-së, ironikisht vetëm vërteton të gjeturat e studimit mbi dezinformatat në Kosovë

Drejtori i Instituti Epik, Demush Shasha, ka komentuar një studim mbi rolin e lajmeve të rreme në Ballkanin Perëndimor, i prezantuar në Parlamentin Evropian (PE).

Sipas këtij raporti, dezinformimi në Kosovë ka pasur implikime të drejtpërdrejta politike që shkaktuan edhe rënien e qeverisë së Albin Kurtit.

Shasha, konsideron se gjithherë raportet e ndërkombëtare kundërshtohen më zhurmë në Kosovë e jo me fakte.

“Është një trend që sa herë del një raport ndërkombëtar, ne e kundërshtojmë me zhurmë. Jo me fakte dhe të dhëna – por me zhurmë. Në kafe, në rrjete sociale, ku do. Për shembull, del raporti i Këshillit të Evropës, krijohet tepër shumë zhurmë. Del raporti i Transparency International, prapë shumë zhurmë. Del raporti Departamentit Amerikan të Shtetit – prapë zhurmë”, thotë ai.

Lexo po ashtu Reagon Mustafa: "Studimi" i bashkëmendimtarëve të Albin Kurtit është manipulim - LDK do të kërkojë sqarim nga partitë simotra për shkrimin tendencioz

Sipas tij, ky raport i cili po kundërshtohet nga partitë politike  në Kosovë, është vlerësuar nga ana e eurodeputetëve si “studim i shkëlqyer”.

“Tani ka dal raporti i radhës i Parlamentit Evropian. Raporti është hulumtim i pavarur i hulumtuesve me renome të BE-së. Raporti u vlerësua nga ana e Eurodeputetve si “studim i shkëlqyeshëm” dhe i “rëndësisë së veçantë”. Gjeturat e hulumtimit bazohen në analizimin e”:

Lexo po ashtu Abazi thotë se Kushtetuesja duhet ta lexojë seriozisht raportin e PE-së, për rrëzimin e Qeverinë Kurti

– 74 fushatave dezinformuese,

– 53 mediumeve publike dhe private,

– 180,000 postimeve në rrjete sociale;

– 32 milion ndërveprimeve në rrjete sociale (vieë, share, like); dhe

– 256 citimeve bibliografike.

Tutje thotë se zhurma dhe sulmet e pa arsyeshme mbi raportin apo autorët e raportit, ironikisht vetëm vërtetojnë të gjeturat e studimit mbi dezinformatat.

“Por duke lënë këtë parëndësi anash, studimi ngre një çështje të rëndësishme – ndikimin gjithnjë më të madh të Rusisë në diskursin publik përmes ngritjes së infrastrukturës komplekse dhe proaktive të mjeteve të dezinformimit që kanë për qëllim dëmtimin e vlerave dhe perspektives perëndimore të rajonit.”

Lexo po ashtu Bytyçi i PDK-së: Dezinformatat nuk e rrëzuan Qeverinë Kurti, e rrëzoi LDK-ja - studimi i BE-së ka kontradikta në kohë edhe në përmbajtje

“Kjo nuk është sfidë vetëm për Kosovën. Sidoqoftë në rastin e Kosovës kjo përbënë një kërcënim më të theksuar pasi që Kosova ka strukturat e brishta institucionale dhe është e ekspozuar ndaj një presioni të vazhdueshëm gjeopolitik për shkak statusit të kontestuar në skenën ndërkombëtare”, shprehet tutje.

Ai po ashtu thekson se SHBA dhe BE nuk janë duke qëndruar duarkryq, pasi sipas tij BE-ja ka lansuar një iniciativë për bashkëpunim më të fuqishëm transatlantik me SHBA ku fuqizimi i proceseve demokratike dhe strukturave multilaterale është njëri nga prioritetet.

“Në pjesën e parë të vitit 2021 pritet të mbahet samiti transatlantik në mes SHBA dhe BE”.

Lexo po ashtu Studimi i bërë për Parlamentin Evropian: Dezinformatat rrëzuan Qeverinë Kurti

“Ndërkohë, inkurajoj të gjithë të lexojnë raportin. Përveç aspekteve serioze të studimit që meritojnë vëmendjen më të lartë, studimi citon shembuj më qesharak të lajmeve të rreme në rajon – nga “SHBA dhe Anglia do bëjnë një sulm terrorist mbi Republika Srpska”, e deri te “Shqiptarët planifikojnë të rrëmbejnë Novak Djokovicin”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook, njofton Telegrafi.