Telegrafi

SharrCemi pa listën për 20 përqindësh

Zëdhënësi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Yll Kaloshi, tha se AKP-ja ende nuk ka listë të punëtorëve të kualifikuar, të cilët do ta përfitonin 20 përqindëshin nga çmimi i shitjes së ndërmarrjes SharrCem. “Tash për tash nuk dihet se sa punëtorë do të jenë të përfshirë në këtë listë. Për këtë arsye nuk dihet as se kur do të bëhet shpërndarja e mjeteve që u takojnë atyre”, theksoi Kaloshi.

Sipas tij, gjatë vitit që shkoi janë bërë hapa shumë të rëndësishëm në përshpejtimin e shpërndarjes së 20 përqindëshit, ku AKP deri wm tani ka shpërndarë 34 milionë euro për punëtorët nga pjesa e 20 përqindëshit.

Kurse kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSBK), Haxhi Arifi, ka deklaruar se deri në fund të marsit do të përfundojë shpërndarja e 20 përqindëshit për punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore të privatizuara. /Epoka e Re/Telegrafi/