Kompania e cila merret me prodhimin e çimentos “Sharrcem” ka shënuar sot 80 vjetorin e themelimit.
“Sharrcem” për momentin ka të punësuar mbi 400 persona në mënyrë direket dhe 4 mijë sosh në mënyrë indirekte.
Drejtori gjeneral i “Sharrcem”, njëherësh përfaqësues i Titan Group, Emmanuel Mitsou, ka theksuar se përveç suksesit në arritjen e qëllimeve biznesore, kjo kompani ka arritur të ketë një bashkëpunim të shkëlqyer me punëtorët e saj, të cilët janë kryesisht banorë të Hanit të Elezit, transmeton Telegrafi.
Ai ka shtuar se është i entuziazmuar që këtë suksese do ta ndajë së bashku me punëtorët dhe komunitetin e njerëzve që jetojnë atje.
Në këtë event të organizuar me rastin e 80 vjetorit të themelimit të kësaj kompanie, me një fjalë rasti i përshëndeti mysafirët edhe kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma.
Suma falënderoi menaxhmetin e kësaj kompanie, duke thënë se “Sharrcem” ka ndihmuar edhe fusha tjera në komunën të cilën ai e drejton përkrah prodhimit të çimentos.
Edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka thënë se “Sharrcem” edhe njëri nga rastet kur na ka bërë dhe po na bënë krenar, gjë e cila po na bën të ndjehemi mirë./Telegrafi/