Site icon Telegrafi

“Sharrcem” në grupin e investitorëve më seriozë

Prodhuesi ndërkombëtar i çimentos “Sharrcem” ishte bërë anëtar i Grupit “TITAN CEMENT” në vitin 2010, si pjesë e procesit të privatizimit në Kosovë dhe nga atëherë deri më tani është një nga investitorët më serioz në vend.

Kështu është bërë e ditur nga drejtori i kësaj fabrike, ThomasGlavas, duke theksuar se vetëm në shtatë vitet e fundit janë investuar mbi 45 milionë euro shtesë.

“Përveç kostove fillestare të blerjes, gjatë shtatë vjetëve të fundit janë investuar 45 milionë euro shtesë, një pjesë e mirë e të cilave i është kushtuar përmirësimit të gjurmëve tona mjedisore”, ka thënë ai.

Pos kësaj, Glavas ka theksuar sekompania “Sharrcem”, pos që i përmbush plotësisht standardet evropiane të mjedisit, ajo i tejkalon standardet e legjislacionit të Kosovës për një mjedis të pastër.

Nga ana tjetër, duhet theksuar se “TITAN CEMENT”, ku “Sharrcem” është anëtarë, është prodhues ndërkombëtar i çimentos dhe i materialeve të ndërtimit me një përvojë mbi 110 vjeçare duke operuar në 14 fabrika në 10 shtete duke punësuar më shumë se 5.500 individë në mbarë botën. /Telegrafi/

Exit mobile version