Telegrafi

Sharp prezanton modelin Aquos Phone

Ky model duket të jetë mjaft interesant i cili vjen në tri ngjyra, duke përfshirë atë të kaltërt të lehtë, ndërsa sistemi operativ në të cilin ajo bazohet është Android 2.3.

Një karakteristikë jo e zakonshme për telefonin, është edhe rezistenca ndaj ujit. Dhe kjo nënkupton që ju nuk duhet të brengoseni për pikat e shiut që mund të bien mbi telefon, apo nëse fëmija juaj hedh ujë mbi të.

Ndërsa, specifika tjetër interesante e Aquos është edhe ekrani i ndjeshëm në prekje me 4.5 inç 720p me rezolucion HD. Për më shumë, telefoni i Sharp posedon edhe mundësinë e shfaqjes në 3D, pa syzet përkatëse.

Ndërkaq, pjesë e Aquos Phone SH-01D është edhe procesori dual-core 1GHz OMAP4430 CPU, kamera me 12MP, portin për mikro SD me 32GB dhe shumë funksione tjera të zakonshme. / Telegrafi /