Telegrafi

Sharp lanson Aquos R, modelin me Snapdragon 835

Pas një heshtje të gjatë, Sharp sot ka njoftuar telefonin e ri premium që mban nofkën “Aquos”. Sharp Aquos R është telefoni i ri kryesor nga kompania që sjell procesorin Snapdragon 835 dhe RAM memorien prej 4GB.

Aquos R sjell poashtu ekranin prej 5.3 inç të teknologjisë QHD që poashtu mund të funksionoj me HDR 10.

Produkti nuk ka kamerën dyshe, mirëpo sjell kamerën kryesore me 22.6MP dhe kamerën dytësore me 16MP.

Pajisja fuqizohet nga bateria me kapacitet prej 3,160 mAh e cila mund të mbushet me adapterin Quick Charge 3.0 përmes portit USB-C.

Pasi që Aquos R është quajtur si ‘telefon kryesor’ nga kompania, mund të pritet që të ketë një çmim të kushtueshëm.