Telegrafi

Sharon Stone shkëlqen në premierën e filmit “Pimp”

Sharon Stone - Getty Images

Për tre dekada, aktorja e bukur u ka thyer zemrat shumë meshkujve.

Sharon Stone është sinonim i aktores në plotë kuptimin e fjalës, duke qenë protagoniste në shumë filma të kinematografisë amerikane.

E talentuar, e matur, sensuale dhe tërheqëse. Kjo është tashmë 60-vjeçarja dhe në paraqitjen e saj të fundit ka treguar se mosha është vetëm numër.

Sharon Stone (Getty Images)

Biondina u paraqit në premierën e filmit ‘Pimp’ në Los Angeles e veshur me pantallona të zi të kombinuara me një xhemper të verdhë gjersa në kokë mbante edhe një kapele.

Aktorja nuk e ka ekzagjeruar me veshjen duke u shfaqur e thjeshtë gjersa buzëkuqi vetëm sa theksoi “bukurinë e saj të përjetshme”.

“Kur kthehem pas në karrierën time, mendoj se nuk e kam idenë se isha e bukur”, kishte deklaruar javë më parë Sharon.

Ndryshe, aktoren do ta shohim edhe në disa projekte të reja filmike gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Sharon Stone dhe Christine Crokos (Getty Images)

 

Sharon Stone dhe Keke Palmer (Getty Images)

 

Sharon Stone dhe bendi “Rough Saints” (Getty Images)