Aktorja amerikane, Sharon Stone, ka bërë disa rrëfime interesante kohëve të fundit përfshirë edhe një tjetër intervistë për The Times.
Artistja zbuloi se një kirurg ia kishte zmadhuar gjoksin pa dijeninë e saj gjatë ndërhyrjes që supozohet të ishte jo-kirurgjikale.
“Kur hoqa fashat zbulova se gjoksi ishte ishte në një masë më të madhe”, thekson Stone duke shtuar se doktori i kishte sugjeruar se kjo madhësi shkonte me ijët.
“Ai më ndryshoi trupin pa dijeninë time apo miratimin tim, ishte një eksperiencë shokuese”, tregon më tej aktorja.
I njëjti po ashtu i kishte sqaruar se do dukej më bukur me gjoks më të madh, meqenëse kishte një karrierë si artiste e duhej të ishte e pranishme në skenë.
Sharon në librin e saj “The Beauty of Living Twice” ka rrëfyer edhe se si producentët e filmave e kishin bindur që të kryente marrëdhënie seksuale me kolegët e saj, në mënyrë që të krijonin kimi më të mirë para kamerave.
Në libër ka përmendur edhe shumë detaje të tjera nga fillimi i karrierës, xhirimet e shumëçka tjetër. /Telegrafi/