Sharon Stone vazhdon të mbetet një ndër aktoret më të përfolura në botë.
Megjithëse pas dy muajve mbush 60 vjet, ajo vazhdon të shfaq sensualitetin e saj.
Edhe pse së fundmi deklaroi se nuk është në kërkim të dashurisë, ajo u fotografua me të dashurin e ri në New York, këtë të mërkurë.
Bukuroshja është fotografuar dorë për dore me një djalë shumë më të ri në moshë në premierën e serive HBO “Mosaic”.
Por, aktorja nuk u ndal vetëm me kaq, pasi dyshja u fotografuan teksa shkëmbyen puthje pasionante.
Theksojmë se ajo u nda nga bashkëshorti i parë Michael Greenburg në vitin 1990 dhe me burrin e dytë, Phil Bronstein u shkurorëzua në vitin 2004.
Ndryshe, 59-vjeçaren do ta shohim në projekte të tjera filmike, të cilat do të shfaqen në ekranet e mëdha të kinemave. /Telegrafi/