Telegrafi

Sharon Stone pozon lakuriq për revistën Vogue

Sharon Stone (Foto by Vittorio Zunino Celotto/Getty Images/Guliver)

Sharon Stone është një prej ikonave më të mëdha të botës së hollivudit.

Aktorja amerikane u bë temë e mediave botërore pas shfaqjes në një prej filmave më integrues, “Basic Instict”.

Së fundi, 61-vjeçarja ka bërë bujë të madhe me një fotografi të publikuar në llogarinë personale në Instagram.

Ajo ka pozuar lakuriq në pjesën e lartë të trupit në ujë për revistën Vogue, edicionin portugez të muajit maj.

“Të dua Vogue Portugali: çfarë shije, stil dhe talent i mrekullueshëm. Pata kënaqësinë të punoja me ju! Faleminderit! Sharon Stone”, ka shkruar ajo me këtë rast në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Sharon Stone nuk ishte zgjedhja e parë për filmin "Basic Instinct"

Kujtojmë se në një prej skenave të filmit të lartcekur, aktorja provokon agjentët e policisë gjatë marrjes në pyetje, ku aktorja i hap këmbët. /Telegrafi/