Sharon Stone është një prej ikonave më të mëdha të botës së hollivudit.
Aktorja amerikane u bë temë e mediave botërore pas shfaqjes në një prej filmave më integrues, “Basic Instict”.
Së fundi, 61-vjeçarja ka bërë bujë të madhe me një fotografi të publikuar në llogarinë personale në Instagram.
Ajo ka pozuar lakuriq në pjesën e lartë të trupit në ujë për revistën Vogue, edicionin portugez të muajit maj.
“Të dua Vogue Portugali: çfarë shije, stil dhe talent i mrekullueshëm. Pata kënaqësinë të punoja me ju! Faleminderit! Sharon Stone”, ka shkruar ajo me këtë rast në rrjetet sociale.
Kujtojmë se në një prej skenave të filmit të lartcekur, aktorja provokon agjentët e policisë gjatë marrjes në pyetje, ku aktorja i hap këmbët. /Telegrafi/