Site icon Telegrafi

Sharon Stone pagoi për rolin e Leonardo DiCaprios në “The Quick and the Dead” pasi kompania nuk dëshironte ta punësonte atë

Në kujtimet e reja të Sharon Stone, aktorja e “The Beauty of Living Twice” rrëfen përzgjedhjen e vështirë në “The Quick and the Dead” duke zbuluar se ka paguar për aktorin Leonardo DiCaprio pasi kompania nuk dëshironte ta punësonte atë.

Në filmin e vitit 1995, Leonardo luante një personazh me emrin ‘The Kid’ i cili shoqërohet nga ‘Ellen’ (roli i Stone).

Stone, e cila ishte gjithashtu një bashkë-producente në film, ka shkruar në kujtimet e saj, botuar të martën, se ajo dhe producentët morën shumë adoleshentë për rolin.

Leonardo DiCaprio (Foto: TriStar)

“Ky fëmijë me emrin Leonardo Di Caprio ishte i vetmi që ‘goditi’ në audicion, për mendimin tim: ai ishte i vetmi që hyri dhe qau, duke iu lutur babait të tij që ta donte ndërsa vdiq në skenë”, kujton Sharon në libër.

Sidoqoftë, Stone tha se TriStar Pictures, kompania që prodhoi filmin, nuk ishte e interesuar për punësimin e DiCaprio, i cili po fillonte karrierën e tij dhe ende nuk kishte luajtur në “Titanic” ose “Romeo and Juliet”.

Lexo po ashtu Sharon Stone rrëfen një tjetër histori interesante: Kirurgu më zmadhoi gjoksin pa dijeninë time

“Kompania më tha nëse e doja aq shumë, mund ta paguaja nga paga ime dhe kështu bëra”, tha më tej aktorja.

Sharon Stone dhe Leonardo DiCaprio (Foto: TriStar)

Më vonë në libër, ylli amerikan flet edhe për vështirësitë me të cilat përballen aktoret në biznesin e filmit. /Telegrafi/

Exit mobile version