Aktorja e famshme hollivudiane, Sharon Stone, ka thënë se në karrierën e saj 40-vjeçare, Robert De Niro ka qenë aktori që ka puthur më mirë se kushdo tjetër.
62-vjeçarja dhe 77-vjeçari portretizuan rolet e Ginger McKenna dhe Sam “Ace” Rothstein në filmin e vitit 1995, “Casino”.
“Robert De Niro ka qenë padyshim puthësi më i mirë”, ka deklaruar Sharon gjatë një prononcimi në Watch What Happens Live.
“Ai është aktori që e kam admiruar më së shumti… Thjesht doja të isha në gjendje të ulesha në një tavolinë me Robert De Niron dhe t’i mbaja emocionet”.
“Ndoshta për faktin se e vlerësoja aq shumë, momenti kur më puthi ishte kulmi i asaj që dëshiroja. Isha çmendurisht e dashuruar me të si aktore”,
“Ishte shumë përrallore. Prandaj nuk mund ta krahasoj askënd me atë moment. Të gjithë të tjerët ishin jo edhe aq”, ka deklaruar Stone. /Telegrafi/