Milionerja dhe themeluesja e Kylie Cosmetics është dukur joshëse në paraqitjen e saj rrugëve të Los Angeles.
Sipërmarrësja 26-vjeçare, dukej tejet tërheqëse me një fustan të zi të gjatë, derisa riktheksonte linjat e saj të përkryera të trupit, shkruan DailyMail.
Ajo këtë fustan e kombinoi me një palë çizme të zeza me majë, mjaft elegante si dhe me çantë të vogël po ashtu të zezë; duke i dhënë një përkufim më të qartë të gjithë garderobës së saj.
Përveç, stilit të menduar mirë, Jenner kurrsesi nuk lejoi të linte pa kuruar edhe flokët e saj të errët që i binin në shpinë, duke volusur siluetën e saj elegante.
Dalja e saj të enjten vjen derisa i dashuri i milionerës, Timothe Chalamet është duke promovuar filmin e tij më të ri Dune: Part Two.
Lidhja e tyre, ka bërë bujë të madhe në mediet botërore, që pas paraqitjes së pare publike si çift. /Telegrafi/