Telegrafi

Sharkoon Vaya Value me makijazh

Shtëpiza qysh në shikim të parë zbulon se Shrkoon me këtë zgjidhje synon shfrytëzuesit të cilët dëshirojnë që hardueri i tyre të jetë i theksuar dhe i parë nga të gjithë – ngjyra e zezë klasike vjen në kombinim me ventilatorin e përparmë me ndriçim të kuq, e në ofertë është edhe versioni i bardhë me ventilator të kaltër.

Të dy modelet kanë anësoret transparente. Për sa i përket pajisjeve, Vaya Value Edition ka vend për katër njësi prej 5.25-inçësh, krejtësisht pesë disqe prej 3.5-inçësh dhe deri në shtatë kartela në pllakën amë. Furnizimi është i vendosur në pjesën e poshtme, e krahas ventilatorëve të përmendur prej 120-milimetrave është i mundur edhe vendosja e versioneve prej 80-, 92- dhe 120-milimetrash në pjesën e pasme për nxjerrjen më të suksesshme të ajrit nga shtëpiza.

Aty janë edhe vrimat për vendosjen e ftohjes ujore, përkrahja për menaxhim të kabllove, vrima për instalimin e thjeshtë të ftohësit të CPU-së dhe sistemi i montimit të disqeve pa pasur nevojë për ndonjë vegël ndihmëse. Faqja e përparme ofron edhe audio konektorët klasim dhe konektorët USB 2.0 dhe USB 3.0, e çmimi i propozuar i shitjes së shtëpizës është 39.90 euro. /Telegrafi/